Emi dhe Ketrina duket se përplasjen fizike të javës së kaluar në “Për’puthen” ia kanë lënë të shkuarës.
Në episodin e sotëm, konkurrentet treguan se kanë bërë paqe me njëra-tjetrën dhe janë gati të vazhdojnë rrugëtimin në programin e dashurisë.
Emi dhe Ketrina debatuan me tone të larta dhe fjalë denigruese pak ditë më parë. Pas debatit, që u përshkallëzua në një konflikt fizik, vajzat kërkuan ndjesë.
Nuk krijuam afrimitet te ajo kafja. E bëmë për t’u sqaruar, por përfunduam në zero. Mendova ca gjëra, mund të jem fryrë dhe nga gjërat që më kanë thënë njerëzit. Nuk kisha qëllim të keq për shoqërinë tonë”, tha Emi gjatë sqarimit.
“Unë kërkoj shumë ndjesë për veprimin tënd. Të kërkoj ndjesë ty dhe produksionit”, u shpreh Ketrina.