Nuk është hera që gazetari i RTK-së, Blerim Haxhiaj që intervistoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, përfiton nga qeveria donacione për organizatën e tij “Cult Club”.
Haxhiaj që përfitoi 100 mijë euro nga Qeveria Kurti, në vitin 2017 kishte përfituar financiarisht edhe nga ish-qeveria e Isa Mustafës.
Gjatë ditës së sotme, gazetari Lirim Mehmetaj, raporoi se organizata joqeveritare e gazetarit të RTK-së, Blerim Haxhiaj, përfito 100 mijë euro nga Qeveria e Kosovës, konkretisht nga Ministria e Kulturës.
Sipas raportimit, OJQ-ja e Haxhiajt ka përfituar 100 mijë euro.
Ndërkohë, gjatë vitit 2017 i njëjti kishte përfituar përkrahje nga Qeveria e Isa Mustafës.
Lajmin për përkrahjen financiare ndaj një projekti të një OJQ-je ku ai punon e kishte dhënë Bajram Gecaj, asokohe zëvendësministër i Pushtetit Lokal.
“Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “Cult Club”, z. Blerim Haxhiaj, për financimin e projektit, ‘Planifikimi i biznesit dhe ndërmarrësit e rinj. Qëllimi i projektit është t’i aktivizojë të rinjtë në hapjen e bizneseve të reja, si dhe të rrisë gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë hapa konkret për zhvillimin ekonomik lokal”, thuhej në postimin e tij.
Në anën tjetër, gazetari Haxhijaj ishte kritikuar ashpër për intervistën e tij me Kurti.
Në këtë intervistë, gazetari Haxhijaj ishte treguar i butë pa e sfiduar me pyetje Kurtin.
Abdixhiku thumbon Kurtin: “Ne nuk kemi 100 mijë euro për një intervistë”