No menu items!

Pavarësisht ndalimit – Komuna e Prishtinës rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

Komuna e Prishtinës ka rinisur sot punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, pavarësisht ndalimit që është bërë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.

Në nisjen e këtyre punimeve prezent ishte edhe vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e po ashtu edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se punimet në këtë shesh janë ndaluar dy herë radhazi nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore, përderisa Komunës i është kërkuar që lënda për pajisje me leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) të plotësohet.

Projekti i Komunës prej 18.4 milionë euro, nuk është miratuar nga organet e trashëgimisë kulturore.

Rreth një muaj më parë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) kishte njoftuar se janë vendosur shenjat zyrtare për ndalimin e punimeve në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, për shkak të ndërhyrjeve të paautorizuara në një zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore.

Sipas MKRS-së, Inspektorati për Trashëgimi Kulturore ka pranuar informacion për punime në këtë zonë, e cila gjendet brenda Qendrës Historike të Prishtinës.

Pas verifikimeve nga QRTK Prishtina dhe IKMM, është konstatuar se Komuna e Prishtinës dhe drejtoritë e saj përkatëse nuk kanë kërkuar leje për kryerjen e këtyre punimeve, siç kërkohet me ligj. /Telegrafi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.