No menu items!

PDK: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme

Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, tha se, me kërkesë të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, vazhdimi i seancës konstituive të sotme është shtyrë për në orën 20:00.

Kjo ftesë ka ngjallur pyetje nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila e quajti “të çuditshme” duke bërë të ditur se caktimi për seancës është bërë pa përfunduar ende kontrollet në Kuvendin e Kosovës

Pa dashur të hyjmë në spekulime, por ftesa për seancë në orën 20:00 është, të paktën, e çuditshme. Kontrolli në Kuvend pas alarmit për bombë ende nuk ka përfunduar. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Policia. E megjithatë, dërgohet ftesa për seancë – sikur gjithçka është në rregull. Si po e di kryesuesi se ambientet janë të sigurta dhe se puna mund të vazhdojë pa asnjë pengesë? P.S. Edhe në këto momente, ndërsa po e bëj këtë postim, Policia ende po i kontrollon hapësirat e Kuvendit,” shkroi Deliu në rrjetet sociale.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.