Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë sot në një takim me të rinjtë në Lipjan, ku u prezantua zyrtarisht kandidatura e Shukri Bujës për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit
Sipas njoftimit të PDK-së, Krasniqi theksoi se Lipjani ka nevojë për një udhëheqës me përvojë të dëshmuar dhe lidhje të forta me qytetarët, cilësi që sipas tij i mishëron Shukri Buja.
“Në takim morën pjesë dhjetëra të rinj, por edhe anëtarë dhe përkrahës të PDK-së, të cilët shprehën mbështetjen e tyre të fuqishme për kandidaturën e Bujës, si dhe për vizionin e Partisë Demokratike për zhvillimin dhe transformimin e Lipjanit”, thuhet në komunikatën e partisë.
Shukri Buja, ish-kryetar i komunës dhe një figurë e njohur për kontributin e tij në luftë dhe paqe, u zotua se do të angazhohet me përkushtim për rikthimin e zhvillimit në çdo lagje dhe fshat të Lipjanit.