No menu items!

“Penalltia? Doja ta shënoja unë”/ Barazimi me Serbinë, Asllani flet për DigitAlb: E donim fitoren, na mungoi vetëm goli

Kristjan Asllani u shpreh për DigitAlb se skuadra bëri një paraqitje mjaft të mirë në fushë kundër Serbisë, por ajo që mungoi ishte vetëm goli.

Ai u ndal dhe te penalltia e Manajt, duke shprehur dhe dëshirën që kishte për ta goditur ai 11-metërshin.

“Na mungoi gola, treguam kualitet sonte, luajtëm shumë mirë, sidomos me tifozët tonë, jemi të lumtur, por na mungoi goli, e donim të gjithë fitoren, por tani mendojmë për ndeshjen tjetër. Ne e prisnim të gjithë këtë ndeshjen, kjo skuadër ka shumë kualitet, na mungojnë vetëm golat, shpresojmë që ndeshjet e ardhshme të vijnë golat.

Besoj se Manaj s’ka nevojë për suport, ka eksperiencë ka luajtur me Kombëtaren dhe skuadrën e tij, penalltia mund të ndodh që të humbet, vëmendja dhe koka është te ndeshja tjetër. Nuk e kam ndjesinë për ta gjuajtur unë penalltinë, por do doja ta shënoja unë. Sot e kishte Manaj, nuk shkoi goli, por nuk ka problem”, u shpreh Asllani për DigitAlb.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.