No menu items!

Për 100 ditë u aprovuan mbi 25 mijë aplikime të votuesve jashtë Kosovës, afati mbyllet më 26 dhjetor

Më 26 dhjetor do të përfundojë periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se për 100 ditë ka aprovuar 25 mijë e 253 aplikime, ndërsa ka refuzuar 1 mijë e 631 të tjera.

“Deri më tani, gjatë këtyre 100 ditëve, pas aplikimit përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org, janë  aprovuar 25,253 kërkesa ndërsa 1,631 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.  Nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së.”

Elezi ka shtuar se nga 25,235 aplikime të aprovuara, 6,723 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike; 3,912 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 14,618 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar”, tha Elezi për Express.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.