Shkurte Gashi padyshim që është ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar.
Edhe pse u distancua nga muzika gjatë pritjes së ëmbël, ajo duket se ka mbledhur forcat për t’u rikthyer sërish.
Këngëtarja ishte e ftuar në “NIN”, ku shpalosi shumë momente nga jeta e saj personale.
Ndër të tjerash rrëfeu edhe për shtatzëninë, periudhë të cilën arriti ta mbajë të fshehur nga syri i publikut deri në momentin e lindjes.
Gjithashtu nuk i mungoi as pyetja se çfarë nuk i pëlqen te bashkëshorti.
“Alberti jo pse është bashkëshorti jem por është tepër njeri i mirë. Është shumë i kujdesshëm, shumë i sjellshëm, është i jashtëzakonshëm. Alberti e ka një veti që është temperament mirëpo shumë shpejt kthehet dhe thotë okej m’fal. Dhje kjo me pëlqen se ata që kërkojnë falje janë njerëz të mëdhenj” tha ajo.