No menu items!

Për të pastruar enët e gjakut, konsumoni këto ushqime

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm.

Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera.

Në disa raste, enët e gjakut bllokohen duke përbërë pikënisjen e shumë sëmundjeve kardiovaskulare.

Të dhënat e agroweb tregojnë se në vitet e fundit, 60% e vdekjeve në vend kanë ndodhur si pasojë e sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët kanë identifikuar disa ushqime të shëndetshme të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të tilla dhe ruajnë shëndetin e enëve të gjakut.

Avokado

Avokado është e pasur në proteina, fibër, vitamina dhe minerale. Natyrshëm, konsumi i tyre ndihmon në zhbllokimin e enëve të gjakut. Për më tepër, konsumi ditor i avokados ul kolesterolin e keq me nga 11 deri në 22%. Avokado gjendet në treg gjatë gjithë vitit.

Brokoli

Brokoli përmban shumë vitaminë K që parandalon mpiksjen e gjakut. Fibra tek brokoli ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin. Brokoli gjendet në treg nga muaji tetor deri në muajin mars – prill.

Agrumet

Agrumet janë të pasura me pektinë që pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq.Agrumet gjenden në treg gjatë gjithë vitit.

Kafeja

Studiuesit australianë kanë zbuluar se kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20%. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid klorogenik që parandalon problemet me zemrën.

Mollët

Mjekët thonë se ngrënia e një molle në ditë ul kolesterolin e keq me të paktën 40%. Antioksidantët tek molla kanë aftësinë të shmangin ngurtësimin e enëve të gjakut. Mollët gjenden në treg gjatë vitit.

Spinaqi

Një racion me spinaq në ditë mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës që shkaktohen nga ateroskleroza ose bllokimi i enëve të gjakut. Spinaqi gjendet në treg nga periudha janar – maj dhe shtator-dhjetor.

Peshku

Salmoni, peshku ton, skumbria dhe sardelet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega-3 të cilat zhbllokojnë enët e gjakut dhe parandalojnë trombozën. Kujdesuni të konsumoni peshk të freskët.

Arrorët

Arrat dhe bajamet janë veçanërisht mirëbërës për zemrën. Ato janë të pasur me fibër, proteinë, acid alfalinoleik, vitaminë E dhe yndyrna mono-të-pangopura./Agroweb

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.