No menu items!

“Përdore fëmijët për t’u viktimizuar, do të të shkatërrojë komplet” – debat i ashpër mes Luizit dhe Diolës në BBVA

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Diola Dosti, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e hënë).

Kjo nisi fillimisht nga nutricionistja e njohur, e cila iu vërsul këngëtarit për një deklaratë që kishte bërë rreth saj dhe dy banorëve të tjerë, Nitës dhe Enit.

E më pas u kthye në një tematikë tjetër, në lidhje me sëmundjen e Nitës, për të cilën nuk kishte folur artistja publikisht.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=79b1e6a9-6f8a-40dd-a7f3-1604c16dc03e&ig_mid=821BFCE2-F87F-4CB2-A10D-A0CAFB612224

Pasi rrëfeu betejën me tumorin në gji, Luizi iu drejtua Nitës duke i kërkuar falje nëse i ka shkaktuar stres me ato që ka thënë.

Unë të kërkoj falje nëse të kam shkaktuar stres”, i tha Luizi, Nitës.

E në tjetrën anë, artisti nga Shkodra iu kthye Diolës se përdori fëmijët e saj për t’u viktimizuar dhe se çështja nuk kishte të bënte fare me të.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0f545ee4-e05d-4f86-9be6-9a34e6928317&ig_mid=53D17EDB-8ACD-4B5B-BCBE-9DF851DC8030

Për ty që gënjen dhe përdor fëmijët e tu që të viktimizohesh flasim bashkë. Ty do të të shkatërroj komplet. Gënjeve shpike diçka për të zbuluar Nitën. Shpike, fëmija, vajza. Përdore ata që të viktimizohesh. Mos derdh lot kot. Përdor tre fëmijët e tu, çfarë është kjo. A është gënjeshtër”, tha ai.

Luizi ndërkaq është një nga konkurrentët që komentohet vazhdimisht për çdo situatë e debat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.