No menu items!

Përfundon autopsia për Festim Isufin, këto janë detajet

Raportohet se ka përfunduar autopsia e 34-vjeçarit Festim Isufi, i cili humbi jetën në banesën e tij si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Bashkë me të në banesë ishte edhe gruaja e tij 30-vjeçare, e cila ka mbetur e plagosur.

Emisioni “Kosova Live” ka mësuar se raporti i autopsisë i është dorëzuar prokurorit të rastit dhe sipas këtij raporti Isufi kishte shtatë plagë në trup.

“Fatale për të ishin plagët e shkaktuara në zonën e qafës që mësohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë – thikë”.

Prokuroria së bashku me provat e tjera pritet që të dalë me një përfundim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.