Ka përfunduar pa fitues ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës, e vlefshme për javën e 31-të të Superligës.
Dy skuadrat të cilat po luftojnë për mbijetesë, barazuan në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.
Llapi shkoi në pushim me epërsi, ku Ardit Tahiri shënoi nga penalltia në minutën e 17-të.
Prishtina nuk u dorëzua dhe arriti ta barazoj rezultatin me golin e Leotrim Kryeziut, në minutën e 70-të.
Të dyja skuadrat aktualishtë kanë nga 40 pikë, duke u renditur në pozitat gjashtë dhe shtatë./Raporto24/