No menu items!

Përfundon xhiroja e 14-të në Superligën e femrave: Dukagjini triumfon bindshëm, Llapi dhe Mitrovica shënojnë fitore në udhëtim 

24 mars, 2025 – Xhiroja e 14-të e Superligës së femrave solli përballje të forta dhe shumë gola, me Dukagjinin që shënoi fitoren më të thellë të javës me rezultat 7:2 ndaj Malishevës. Vendaset ishin dominuese gjatë gjithë takimit, duke shënuar tre gola në pjesën e parë dhe duke vazhduar me një performancë të shkëlqyer edhe në fraksionin e dytë të lojës. Ishin mysafiret ato që kaluan të parat në epërsi me një gol të shpejtë të Fortesa Berishës në minutën e 10-të. Megjithatë, Dukagjini reagoi shpejt dhe barazoi me golin e parë të Erblina Berishaj në minutën e 26-të. Më pas, Melisa Berisha e kaloi Malishevën në epërsi në minutën e 30-të, por pas katër minutash, Aurona Racaj u kundërpërgjigj me golin e saj duke barazuar rezultatin në 2:2. Pak para se të përfundonte pjesa e parë, Anjeza Berisha shënoi golin e tretë të Dukagjinit, duke bërë që rezultati në pushim të ishte 3:2 për vendaset. Në fraksionin e dytë, Dukagjini dominoi plotësisht, me Erblina Berishaj, e cila kompletoi “hattrick”-un me golat e minutave (46’ e 56’) dhe çoi rezultatin në 5:2, ndërsa Anjeza Berisha shënoi golin e saj të dytë në minutën e 74, para se Ylberina Berishaj të vuloste fitoren 7:2 me një gol në minutën e 87-të.

Nga ana tjetër, ndonëse ishte në udhëtim, Llapi shënoi fitore ndaj Kosova VR, me rezultat 2:1. Në këtë përballje, vendaset kaluan të parat në avantazh me një gol të Donesa Bajramit në minutën e 22-të, por mysafiret reaguan duke e rikthyer lojën në favorin e tyre, kështu që në minutën e 44-t, Lutfie Behrami barazoi rezultatin. Një minutë më vonë, përkatësisht në minutën e 45-të, Egzona Gashi realizoi golin e dytë, duke siguruar tri pikë.

Ndërkohë, takimi në mes të Ulpianës dhe Mitrovicës përfundoi me rezultat 0:2. Ishin sërish mysafiret ato që dominuan lojën. Blerta Shala kaloi Mitrovicën në epërsi në minutën e 29-të pas një aksioni të rrjedhshëm, ndërsa Shkurta Maliqi dyfishoi rezultatin pak para përfundimit të pjesës së parë. Pjesa e dytë nuk solli ndryshime në rezultat dhe takimi u përmbyll me rezultat 0:2.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.