No menu items!

Përgjakja e Laçit me 5 të plagosur/ PD: Kriminelët e listë-pagesave të Ramës, Hoxhës dhe Prodës për gjah, policia e narkoshtetit duarkryq, e ka mendjen tek manipulimi i zgjedhjeve

Klevis Balliu: Shqipëria nën terrorin e armëve – më 11 maj ndahemi nga krimi dhe qeveria e tij

Koordinatori rajonal për Tiranën nga Partia Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Laç, ku pesë persona mbetën të plagosur nga një përplasje me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në mesditë, vetëm një javë para përfundimit të fushatës elektorale dhe në prag të hapjes zyrtare të sezonit turistik. Balliu tha se kjo situatë ka tronditur banorët e Laçit dhe ka shtuar ndjenjën e pasigurisë.

“Kjo përplasje e përgjakur nuk është e vetmja. Lezha dhe Tirana kanë përjetuar ngjarje të ngjashme gjatë javëve të fundit, ku viktima kanë qenë edhe fëmijë të pafajshëm,” tha Balliu, duke përmendur disa nga rastet më të rënda:

Më 17 prill 2025, katër të plagosur në një atentat në Tiranë. Më 30 tetor 2024, katër të vrarë në Dobraç, përfshirë kalimtarët Flutura dhe Bashkim Basha. Në janar 2022, vritet gabimisht Erion Çela në Don Bosko. Në qershor 2024, viktima të atentatit mafioz janë Gledio Muka dhe Marsel Çela në Memaliaj. Në mars 2023, humb jetën banakierja Mimoza Paja pas një përplasjeje bandash në Don Bosko. Po në mars 2023, vritet roja i Top Channel, Pal Kola. Në qershor 2021, vritet 17-vjeçari Museam Zeneli në Velipojë.

Sipas Balliut, pasiguria dhe kriminaliteti janë pasojë direkte e lidhjeve të pushtetit me bot/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.