Përjashtimi i tre lojtarëve të Kosovës, nxiti debat të madh në ‘Favorit’ mes Dajakut dhe Gashit

Emisioni Favorit si çdo të diel të tjetër vjen në ekranet e juaja me tema rreth futbollit vendor.

Këtë të diel, emisioni diskutoi rreth ngjarjeve të fundit në kampin e Federatës së Futbollit të Kosovës, me theks të veçantë përjashtimin e tre futbollistëve, Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Aro Muric nga kombëtarja.

Kjo temë nxiti edhe debate të mëdha në ‘Favorit’ mes analistit, Taulant Dajaku dhe të tifozit të kombëtares Gazmend Gashi.

Analisti i rregullt i emisionit “Favorit”, Taulant Dajaku i doli në mbrojtje lojtarëve të kombëtares të cilët u përjashtuan nga FFK-ja, duke i vë në faj këta të fundit lidhur me rastin.

I po të njëjtin mendim nuk ishte edhe tifozi Gashi, i cili fajin kryesor për përjashtim ua la lojtarëve të cilët thuhet se kanë dalur nga hotetli i kombëatres.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU