No menu items!

Përleshje mes Dy Grupeve në Qendër të Podujevës – Një i Lënduar me Armë të Ftoht

Sot rreth orës 14:00, në sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë, ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve, e cila ka përfunduar me një person të lënduar nga armë e ftohtë.

Sipas burimeve të Raporto24, dyshohet se një person është therur me thikë gjatë përplasjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore, të cilat e kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Raporto24 ka siguruar një fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet prania e shtuar e policisë dhe interesimi i qytetarëve rreth zonës së izoluar.

Gjendja shëndetësore e të lënduarit ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht, ndërsa policia ka nisur procedurat për identifikimin dhe arrestimin e të përfshirëve/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.