Një përleshje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se dy persona janë përleshur dhe më pas njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin.
Ai tha për Express se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.
“Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se ka të bëjë me një përleshje mes dy personave në një lokal , pastaj kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar. Nuk kemi informacione për të vrarë. Tash janë njësitet policore atje dhe e shohin se cka ka ndodhë”, tha ai për Express. /GazetaExpress/