No menu items!

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në veri – një i lënduar, dy persona po intervistohen

Një përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve ka ndodhur sot në veri të vendit. Lajmin për Raporto24 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, një person është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar për intervistim.

“Rasti është nën hetim. Një i lënduar është dërguar për trajtim, ndërsa dy të tjerë janë duke u intervistuar”, tha Elshani.

Sipas Policisë, për momentin situata është nën kontroll.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.