No menu items!

Përleshje mes tre personave në Prizren, njëri është pjesëtar i Policisë së Kosovës

Një zyrtar policor dhe vëllai i tij janë përfshirë në një përleshje fizike me një person tjetër pasditen e së enjtes në qytetin e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se përplasja fizike ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje verbale mes palëve të përfshira.

“Sot, rreth orës 15:00, policia ka pranuar informatën për një rast rrahje. Patrulla ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, në rrugën ‘5 Maji’ në Prizren, ku ka identifikuar të përfshirët: E.B. nga njëra anë dhe vëllezërit B.Sh. dhe F.Sh. nga ana tjetër, ky i fundit zyrtar policor. Të tre dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje”, deklaroi Bytyqi.

Për shkak të përfshirjes së një zyrtari të policisë në incident, rasti i është përcjellë edhe Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) për hetime të mëtejshme./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.