No menu items!

Përleshje në një lokal në Prishtinë, arrestohet i dyshuari pasi goditi punëtorin e sigurimit

Një incident i dhunshëm është raportuar në orët e para të mëngjesit në një lokal në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Sipas raportit të policicsë, një mosmarrëveshje mes një punëtori sigurie dhe një personi të dyshuar, shtetas kosovar, ka eskaluar në përleshje fizike.

I dyshuari dyshohet se ka goditur fizikisht punëtorin e sigurimit, duke i shkaktuar lëndime trupore. Në përpjekje për vetëmbrojtje, viktima ka përdorur një sprej ndaj të dyshuarit.

Pas intervenimit të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Xhorxh Bush, Prishtinë  02.05.2025 – 03:10. Është raportuar se në një lokal, ka ndodhur një mosmarrëveshje mes punëtorit të sigurimit dhe të dyshuarit mashkull kosovar, ky i fundit ka goditur fizikisht viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima në vetëmbrojtje ka përdor një sprej kundër të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Raoorto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.