Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama derisa ka uruar për Ditën e Babait, ka thënë se Babai dhuron dashuri, siguri, vlera, lë trashëgimi dhe drejton fëmijët e tij, shkruan Raporto24.
“Foto e babës sim, profesor Kadrush Rama, duke dhënë mësim në shkollën “Iliria” tek Bregu i Diellit”, ka shkruar Rama.
Postimi i plotë:
Babai dhuron dashuri, siguri, vlera, lë trashëgimi dhe drejton fëmijët e tij. 💙
Unë kam pasë fat të kem një baba të tillë, dhe do t’i jem mirënjohës gjithë jetën.
Për të gjithë baballarët, gjyshërit, mësuesit dhe ata që janë figurë babai për ndonjë fëmijë; të gjithë ata që kanë ndikuar në jetën e ndokujt me praninë e vet, me sigurinë dhe durimin, gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Babait.
Foto e babës sim, profesor Kadrush Rama, duke dhënë mësim në shkollën “Iliria” tek Bregu i Diellit.
U emocionova shumë kur ia pashë portretin në ekspozitën e artistit Afrim Hajrullahu, muajin e kaluar.