Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur sa i përket mundësisë së ‘peshkimit’ të deputetëve nga VV’ja për formimin e qeverisë së re, për të cilën thotë se as nuk kanë shqetësime të tilla brenda grupit parlamentar.
“Ne nuk kemi shqetësime brenda grupit parlamentar, jemi shumë unik dhe nuk kemi diçka sa i përket kësaj”, tha ajo në Rtv21.
Tutje, ajo theksoi se kanë informacione se më herët dy deputetë të LDK’së janë kontaktuar nga VV’ja, por që ata morën përgjigjen e duhur.
“Jo nuk është dicka që e kemi as si ndjesi, përkundër faktit që kemi informacione që dy deputetë janë kontaktuar por që janë me qëndrime të qarta dhe jemi grup shumë kompakt politik me një shumicë të deputetëve të rinj që kanë hyrë për herë të parë, e dim çfarë vlerash përfaqësojnë.
Po më herët, por ata e kanë marrë përgjigjen e duhur dhe nuk ka asnjë dilemë”, përfundoi ajo.