Një zjarr i madh ka përfshirënjë objekt në Zonën Industriale të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje shihet tym i dendur duke u ngritur nga objekti, ndërsa njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në terren dhe janë duke ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Rreth orës 20:00, është raportuar për një zjarr aktiv në objektin e një kompanie në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po punojnë intensivisht për lokalizimin e zjarrit. Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë të konsiderueshme, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ndërkaq, për të dalë në vendin e ngjarjes ka ftuar edhe zyrtarin për hetimin e shkaqeve të zjarrit”, tha ai.