No menu items!

Personat mbi 40 vjeç duhet të punojmë vetëm 3 ditë në javë, Studimi “nxjerr sekretet”

Këtë artikull duhet ta lexojnë patjetër moshat mbi 40 vjeç dhe të kërkojnë nga shefi i tyre 3 ditë punë në javë.

Këtë nuk e themi ne, por studimi i publikuar në “Paper Worker” në Institutin Melbourne.

Ky i fundit ka zbuluar se njerëzit e moshës mbi 40 vjeç performojnë më së miri kur punojnë vetëm 3 ditë në javë.

Studiuesit arritën në përfundimin se performanca njohëse e njerëzve të moshës së mesme u përmirësua ndërsa puna u rrit në 25 orë në javë.

Nga ana tjetër, performanca ulej kur puna kalonte mbi 25 orë në javë, për shkak të efekteve të lodhjes dhe stresit.

Ky studim përfshiu 3 000 burra australianë dhe 3 500 gra australiane, zakonet e të cilëve u analizuan.

Studimi testoi aftësinë e pjesëmarrësve për të lexuar fjalë dhe për të recituar lista të numrave.

Të punosh më shumë se 30 orë në javë është e dëmshme për trurin e njerëzve mbi 40 vjeç ndërsa duke punuar më pak orë rrit performancën.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.