No menu items!

Përurohen rinovimet në çerdhen “Albiona Asllani” në Komunën e Shtimes

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot morën pjesë në ceremoninë e përurimit të rinovimeve në çerdhen “Albiona Asllani”, në Komunën e Shtimes. Atje, kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci u pritën nga kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Rinovimet e çerdhes së vjetër “Albiona Asllani” arrijnë vlerën totale 129,845.14 euro, investim nga MAShTI. Objekti i çerdhes ka një sipërfaqe prej 340 metra katrorë dhe ofron kapacitet prej 40 shtretër për fëmijët e grup-moshave të ndryshme. Pas një periudhe jashtë funksionit, tash çerdhja është pajisur me inventarë modern.

“Çerdhja “Albiona Asllani” është dëshmi tjetër dhe shtesë e përkushtimit të përbashkët për t’u kujdesur për më të vegjlit në mënyrën më të dinjitetshme të mundshme. Si institucione që aspirojmë shoqëri të drejtë dhe sa më të zhvilluar, jemi të vetëdijshëm që puna jonë fillon nga themelet, që në këtë rast janë moshat më të hershme”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai shtoi se çdo derë që e hapim për një fëmijë, është një derë tjetër e mbyllur ndaj padrejtësisë, pabarazive e pamundësisë. Uroi që kjo çerdhe të jetë shembull për mbizotërimin e dashurisë dhe përkujdesjes për fëmijët si dhe për të drejtat, respektin dhe punën në edukimin e pasardhësve tanë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci theksoi se nga një çerdhe e vetme që kishte komuna  këtë vit shkollor do të ketë tri çerdhe të përfunduara, teksa dy tjera janë në proces. Si rezultat, në vitin shkollor 2021/22 ka pasur mundësi për regjistrim në çerdhe të diku rreth 120 fëmijëve, ndërkaq këtë vit shkollor numri i të fëmijëve të regjistruar në edukim të hershëm ka arritur në 209. Ajo më tej shtoi se çerdhet e reja, përveçse mundësi për fëmijët dhe nënat e reja ato janë edhe mundësi të reja të punësimit përmes procedurave për rekrutim të stafit të ri që punon aty, teksa përgëzoi edukatoreve dhe stafit për punën e mirë që e bëjnë çdo ditë.

Kryetari Aliu njoftoi se përmes një konkursi transparent në këtë çerdhe janë regjistruar 37 fëmijë dhe janë punësuar tetë persona, edukatorë dhe staf mbështetës. Ai vlerësoi lart dhe si rezultativ bashkëpunimin ndërmjet komunës dhe qeverisë në kompletimin e infrastrukturës bashkëkohore në edukimin e hershëm në këtë komunë.

Në inaugurimin e kësaj çerdhe e cila bartë emrin e Albiona Asllanit, martires vetëm gjashtë muajshe e luftës së fundit në Kosovës, kryeministri Kurti falënderoi Komunën e Shtimes për rolin dhe angazhimin e saj dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për bashkëpunimin efikas dhe produktiv.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.