No menu items!

Pesë të arrestuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, Kurti: AKI dhe institucionet treguan efikasitet të jashtëzakonshëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth arrestimit të pesë personave të  dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA).

Kurti ka thënë se arrestimi i tyre është rezultat i operacioneve të suksesshme nga AKI, Policia dhe Prokuroria, transmeton Telegrafi.

Arrestimi i pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA), brenda pak më shumë se një viti (tre shqiptarë dhe dy serbë), është rezultat i operacioneve të suksesshme të udhëhequra nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë. Këto raste, përveçse dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, konfirmojnë suksesin tonë në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.