Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Ballkanit dhe ekipit nga Malta, Hamrun Spartans, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0, shkruan Gazeta Express.
Rastin më të mirë për shënim e pati Lindon Emërllahu, i cili gaboi nga penalltia.
Ai në minutën e 19-të dështoi të realizonte nga pika e bardhë duke gjuajtur jashtë kornizave të portës.
Kjo është ndeshja e parë e këtij raundi dhe po luhet në Podujevë, në stadiumin “Zahir Pajaziti”.


