No menu items!

Pjesëtari i FSK-së rrahet në një restorant të muzikës: “Nuk i njoh personat që më kanë goditur, kam qenë nën ndikimin e alkoolit”

Mbrëmë, rreth orës 23:41, një pjesëtar i FSK-së me inicalet A.S është rrahur nga disa persona në një restorant të muzikës “Lozana” në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, mëson Indeksonline.

 

Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai nuk ka mundur mbrëmë të intervistohet. Viktimës pasi i është përmirësuar gjendja, ka biseduar me Inspektoratin e FSK-së.

 

Ndërsa sot rreth orës 10:00, i dëmtuari është paraqitur në stacionin e Policisë dhe ka dhënë deklaratën për rastin.

 

Ai ka deklaruar se personat që e kanë goditur nuk i njeh pasi që ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

 

I rrahuri është goditur me mjete të forta.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.