Sonte do jetë prime i radhës në Big Brother dhe si gjithmonë do jetë një natë e gjatë plot me debate, diksutime dhe surpriza të bukura dhe të hidhura.
Kujtojmë se sot janë në nominim 3 banorë shumë të fortë, duke filluar nga Luizi dhe duke vazhduar me Bledin dhe Kiarën. E gjithë kjo erdhi si pasojë e vendimit të Oltës që primen e kaluar përmes zarfit të kuq vendosi të dërgojë në nominim këta 3 banorë.
Sot eshte pritur të largohet Kiara, mirepo, Bledi mori nje vendim ku u largua vullnetarisht, duke prishur te gjith planet te thurur nga produksioni. Arsyeja e saj ishte se largimin e Kiarës, produksioni mendon ta zëvendësoje me modelen e njohur Erjola Docin, e cila njihet për “paturpësinë” e saj dhe mund të bëjë cdo gjë për të marrë vëmendje.
Erjola pritet të hyjë të shtunën, ndërsa sonte do hyjë aktorja e njohur Eva Alikaj, që nuk pritet të sjellë ndonjë trazim ujërash në shtëpi, ndryshe nga Erjola.