17.04.2025
Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve”, njësitet e policisë nga stacioni policor në Shtërpcë, kanë realizuar një aksion në fshatin Kashtanjevë, ku është ndaluar dhe konfiskuar një automjet i tipit “gjip” me targa të skaduara, i cili transportonte drunj pa dokumentacion përkatës.
Aksioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve operative, ndërsa automjeti dhe materiali drusor janë sekuestruar për procedura të mëtejshme ligjore dhe ndëshkimore.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë angazhimin për parandalimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të drunjve, duke ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në linjat emergjente ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
📞 192
📞 0290/326-250