No menu items!

Plazhi i Gjipesë, një mrekulli e bregdetit shqiptar

Plazhi i Gjipesë është me të vërtetë një ndër plazhet më të bukura të Shqipërisë.

Plazhi i Gjipesë ndodhet mes fshatit Dhërmi dhe Vuno në jug të Shqipërisë. Emri “Gjipe” thuhet se vjen nga bashkimi i dy fjalëve “Gjiri i Perëndisë”.

Vizitorët mund të shkojnë atje me anije ose makinë, megjithatë, udhëtarëve të makinave do të duhet të ecin pak deri në plazh.

Plazhi gjendet në mes shkëmbinjve të lartë, gjë që ju jep ndjenjën e të qenit në një ishull të shkretë dhe jo në një plazh të rregullt.

Uji në plazhin e Gjipesë është kristal i qartë dhe ka ngjyrë të mahnitshme. Aventurierët gjithashtu mund të gjejnë disa plazhe të vogla përgjatë bregdetit si dhe shpella.

Ky plazh përrallor të ofron mundësi gjatë ditës për t’u larë në ujin e kristaltë, për të ecur në kanionin e saj, ku herë pas here formacione të ndryshme shkëmbore krijojnë pamje mahnitëse, por është edhe vendi ideal që gjatë natës të shohësh dallgët e detit nën yjet vezullues.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.