No menu items!

Plazhistja kafshohet nga derri i egër që mësyn plazhin e mbushur…

Një plazhiste në bikini raportohet se është sulmuar nga një derr i egër i cili sipas dëshmitarëve kishte dalë nga deti në plazhin spanjoll të Costa del Sol.

Pamje të postuara në rrjet tregonin turistët që ulërinin dhe mbroheshin teksa derri i egër vrapobnte me thundra mbi peshqirët e tyre në plazh.

Rojet e plazhit kishin nisur të ndiqnin kafshën e hutuar për ta larguar nga plazhi, por derri vraponte drejt bareve e kafeve duke krijuar më shumë probleme.

Pas njëfarë kohë grupet e specializuara erdhën në plazhin El Albir në veri të qytezës së Benidorm.

Kafsha ishte pikasur fillimisht në ujë nga rojet e plazhit që tentuan ta kapnin teksa iu drejtua tokës.

Ende nuk dihet sesi derri kishte përfunduar në det por besohet se ka ardhur nga parku natyror i Serra Gelada që ndodhet aty pranë. Parku përfshin rreth 3000 hektarë në bregdet dhe shtrihet ne qytetet e Benidorm, Alfaz del Pi dhe zonën e Altea.

Derri i egër kishte dalë nga uji teksa pushuesit ishin duke bërë banjë dielli në kohën e nxehtë.

Rojet e plazhit ndezën alarmin e tyre dhe derri nisi të vraponte duke terrorizuar të pranishmit.

Ai ishte përplasur me një grua të cilën e kafshoi, por nuk dihet nëse kafshimi i ishte i qëllimshëm.

Gruaja 67-vjeçare e lënduar ishte i vetmi person që e pësoi nga derri i egër. Mjekët i pastruan asaj plagën si masë parandaluese dhe i dhanë antibiotikë për të parandaluar infeksionin.

Numrat e derrave të egër duket se kanë shpërthyer në të gjithë Evropën pasi janë gjithnjë e më të tërhequr nga qytetet, ku ushqehen me mbeturinat e hedhura nga njerëzit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.