Luftëtari shqiptar i UFC-së, Ramiz Brahimaj, ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer në artet marciale të përziera, me një paraqitje që u konsiderua si spektakolare.
Të shtunën mbrëma, në Las Vegas, Brahimaj e mposhti me ndërprerje në raundin e parë Billy Ray Goffin, duke e mbërthyer dhe lënë pa ndjenja kundërshtarin e tij.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi në UFC për Brahimajn, ndërsa në total ka katër fitore dhe tri humbje në këtë seri prestigjioze. Për më tepër, performanca e tij në këtë ndeshje u vlerësua si më e mira e mbrëmjes.
Billy Ray Goff showcased his slick grappling skills, forcing Ramiz Brahimaj to tap out with a precise and relentless submission.
Video Courtesy : UFC#UFC #BillyRayGoff #RamizBrahimaj pic.twitter.com/ASV8Dfq1V2
— STARZPLAY | ستارزبلاي (@STARZPlayArabia) June 1, 2025
Pas përfundimit të luftës, Brahimaj u intervistua nga legjenda e UFC-së, Daniel Cormier, të cilit ia vendosi plisin në kokë si shenjë respekti dhe krenarie shqiptare. “Je shqiptar edhe ti tash, shqipe e madhe”, i tha me emocion Brahimaj, duke e përfshirë Cormier në festën e tij.
Në intervistën e tij pas ndeshjes, Ramiz Brahimaj foli me ndjenja të thella për sfidat që kishte kaluar. Ai tha se vetëm dy vjet më parë ishte afër të largohej nga sporti për shkak të një lëndimi të rëndë në qafë.
“Falënderoj Zotin dhe të gjithë ata që kanë besuar tek unë, përfshirë familjen dhe stafin tim,” theksoi ai.
Ramiz Brahimaj të njëjtën gjë bëri edhe me Joe Rogan gjatë intervistës pas ndeshjes, duke i vënë plisin në kokë.
32-vjeçari Brahimaj dha edhe një mesazh motivues: “Edhe nëse askush nuk të beson, duhet të besosh në vete dhe të kesh guxim. Kur përmirësohesh dhe arrin sukses, kurrë nuk pendohesh,” tha ai, duke treguar se po i mungon shumë familja e tij.
Ramiz Brahimaj, i cili lufton në kategorinë velter, vazhdon të jetë një emër i respektuar në arenën e UFC-së dhe një shembull frymëzues për shumë të rinj shqiptarë./Raporto24/