No menu items!

Plotë 75 mijë tifozë, rekord të ardhurash dhe koreografi gjigante — Inter vs Barcelona sonte bën histori

Futbollistët e Interit dhe Barcelonës do të përballen sonte në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Takimi i parë dhuroi spektakël të vërtetë dhe përfundoi me rezultat të barabartë 3-3, kështu që sfida në “Giuseppe Meazza” do të përcaktojë finalistin e parë të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet në finale me më të mirin nga çifti PSG–Arsenal, ku ndeshja e dytë zhvillohet nesër (e mërkurë).

Përballë 75,000 tifozëve, pritet të vendoset një rekord historik për të ardhura – më i larti ndonjëherë në një ndeshje të një klubi italian.

Interi do të thyejë rekordin aktual, pasi priten rreth 14 milionë euro të ardhura, shumë më tepër se rekordi i mëparshëm prej 12.5 milionë eurosh, i vendosur dy vjet më parë në gjysmëfinalen kundër Milanit.

Kjo do të jetë hera e dytë këtë sezon që Interi arrin të ardhura dyshifrore në milionë euro, pas atyre prej 10 milionë eurosh në çerekfinalen ndaj Bayern Munich.

Para ndeshjes, tifozët do të jenë pjesë e një koreografie madhështore që do të përfshijë të gjithë stadiumin, në të tri tribunat. Çdo spektator do të ketë një flamur zikaltër që do ta valëvitë në sinjalin e spikerit të stadiumit, duke krijuar një atmosferë unike. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.