No menu items!

Po këndohej himni gjerman/ TV bën gafën e rëndë, përdor vargjet e epokës naziste

Kanali hollandez NPO1, i cili ofron ndeshjet e kampionatit Europian ka kërkuar falje që përfshiu gabimisht një pasazh nga epoka naziste në momentin kur përfaqësuesja gjermane po këndonte himnin gjatë ndeshjes ndaj Anglisë.”Deutschland, Deutschland über Alles, über Alles in der welt” (Gjermani, Gjermani mbi të gjitha), mund të lexohej në titrat që u transmetuan, duke marrë një pasazh të himnit që u përdor në epokën naziste midis viteve 1933 dhe 1945.

Teksti origjinal i “Das Lied der Deutschen” (Kënga e Gjermanëve) është shkruar në 1841 nga August Heinrich Hoffmann von Fallersleben në një pjesë të 1797 nga Joseph Haydn. Ai u bë himni i Gjermanisë në 1922, pas Luftës së Parë Botërore dhe përbëhet nga tre pasazhe.Kur Adolf Hitler erdhi në pushtet në vitin 1933, melodia u mbajt, por teksti u ndryshua dhe u ruajt vetëm pjesa e parë nga tre pasazhet, e ndjekur nga shtimi i linjave të partisë naziste.

Pas Luftës së Dytë Botërore, në të cilën anglezë dhe gjermanë u përplasën, himni u braktis, pasi fuqitë fitimtare e lidhën atë me nazistët.Por me kalimin e viteve ajo po rifitonte popullaritetin dhe në 1990 u rikuperua, megjithëse mbajti vetëm pasazhin e tretë dhe eliminonte çdo lidhje me Gjermaninë e Adolf Hitlerit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.