Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për ngacmim seksual.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në pamje. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje veprën ngacmim seksual”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia lut qytetarët që për çdo informatë e cila mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit të kontaktohet në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].