Spanja mundi Italinë me rezultat 1-0 në derbin e turit të dytë të Grupit B, ku siguroi vendin e parë në grup dhe kalimin në 1/16.
Në minutën e 55-të, Nico Williams depërtoi dhe harkoi, Alvaro Morata gjuajti dhe nuk shënoi, por topi u godit nga Riccardo Calafiori dhe shkoi në rrjetë.
Nico Williams, 21 vjeçar, ka luajtur aq mirë dhe ka qenë mbresëlënës në krahun e majtë në dy ndeshjet e para. Giovanni Di Lorenzo thjesht nuk kishte asnjë zgjidhje se si ta mbante yllin e ri të Athletic Bilbaos, gjë që u apostrofua në mediat italiane.
“Spalletti mbetet një trajner i shkëlqyer, por disa nga vendimet e tij ishin krejtësisht të gabuara. Duke filluar nga vendimi për të startuar Di Lorenzo kundër Nico Williams dhe më pas vendimi për ta mbajtur atë në fushë për kaq gjatë. Formacioni startues ishte me të meta dhe zëvendësimet e para ishin po aq jo bindëse pasi Di Lorenzo qëndroi në fushë . Spanja e shkatërroi Italinë në atë krah në pjesën e parë”, deklaroi Agresti.
Williams mund të kishte shënuar golin e dytë të ndeshjes, por gjuajtja e tij fantastike pas një driblime të bukur u ndal nga shtylla.
Sigurisht që Williams u zgjodh lojtari i ndeshjes dhe që të nesërmen e kontaktuan dy gjigantë anglezë që do të donin ta sillnin këtë verë.
Ai po kërkohet nga klube si Arsenal, Chelsea dhe Barcelona. /Telegrafi/