No menu items!

Podujevë: 15 vjeçari theret me thikë, dërgohet në QKUK

Një i mitur pa mbetur i plagosur pasi u therr me thikë rreth orës 16:00 në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci.

Ai bëri te ditur se një 15 vjeçar është therur me thikë, i cili është dërguar në QKUK për tretmant mjekësor.

“Rreth orës 16 :20, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Nuhi Gashi” në Podujevë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që  viktima një mashkull rreth 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë.

Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ai./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.