No menu items!

Podujevë: Fillon procedura për ndërtimin e tri anekseve shkollore në qytet

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar sot përmes një postimi në Facebook se ka nënshkruar inicimin e procedurave të prokurimit për ndërtimin e tri anekseve shkollore në qytet.

Bëhet fjalë për shkollat fillore dhe të mesme të ulëta “Ibrahim Rugova”, “Enver Maloku” dhe “Xheladin Rekaliu”, të cilat do të përfitojnë nga këto investime në infrastrukturë.

“Këto projekte janë një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit tonë për mësim gjithëditor në shkollat e qytetit,” ka shkruar Bulliqi.

Sipas tij, ndërtimi i anekseve do të zgjerojë kapacitetet hapësinore, do të krijojë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, dhe do të mundësojë zhvillimin e mësimit kabinetik në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit.

Në njoftim, Bulliqi ka shtuar se në fazën e ardhshme do të përfshihen edhe shkollat nëpër fshatra, me qëllim të përmbushjes së infrastrukturës së nevojshme për zbatimin e mësimit gjithëditor në tërë territorin e komunës së Podujevës./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.