No menu items!

Podujevë, shtien me armë dhe largohen, policia gjen edhe një granatë dore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Podujevë një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë shtëne me armë zjarri dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia më pas ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar pesë gëzhoja të armës, ndërsa është gjetur edhe një granatë dore me siguresë.

Rasti është cilësuar si ‘Vrasje ne tentativë’.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë shtënë me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi me një veturë në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) gëzhoja të armës, po ashtu një granatë dore me siguresë është gjetur në rrugë, me ç’rast njësitet për deminim nga KFOR dhe FSK kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente. Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si më lartë dhe ndodhet në proces hetimor”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.