“S’mund të ndahem nga lufta” – Bahri Fazliu, 1994
Me gjithë mallin që kam për ty, nënë,
me gjithë dhembjen që ke për mua,
me gjithë dëshirën që kam për jetë,
megjithëqë një vajzë shumë e dua.
S’mund të ndahem nga lufta kurrë
s’mund të pajtohem me paqen-robëri
pashë më pashë do t’i bie ferrit,
për të shenjtën tonë liri/Raporto24.com
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe deputetë të Kuvendit, ka bërë sot homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë.
Duke nderuar jetën dhe veprën e Fazliut, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike, kryeministri theksoi se ai ishte ndër figurat më të shquara të lëvizjes çlirimtare shqiptare, i cili me shkrim, veprim dhe sakrificë mishëroi përkushtimin ndaj lirisë dhe bashkimit kombëtar.
> “Shkrimet e tij analitike, poezitë e tij romantike, atdhedashuria e tij e pafund dhe aksionet e betejat në të cilat mori pjesë, padyshim që e bëjnë atë një shembull të gjallë jo vetëm për brezin tonë, por edhe për gjeneratat që do të vijnë – se si duhet atdheu, si punohet për çlirim, si luftohet për bashkim”, u shpreh Kurti.
Bahri Fazliu, që vepronte nën pseudonimin “Gëzimi”, ishte jo vetëm veprimtar dhe poet, por edhe frymëzues i brezit të rezistencës. Në vitin 1994, katër vite para se të binte dëshmor, ai shkroi një poezi prekëse, e cila sot është një testament i vendosmërisë së tij për liri:
Lavdi e përjetshme Bahri Fazliut “Gëzimi”, dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar.
Kryeministri Kurti bëri homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu