Gjykata në Lipjan ka caktuar sot masën e paraburgimit për pesë policët e përfshirë në rastin e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili vdiq pas arrestimit nga policia.
Këtë vendim e ka quajtur skandaloz, avokati Besnik Berisha.
Berisha ka thënë se sot nuk kishte gjykim dhe nuk mund të ketë gjykim për aq kohë sa nuk ka hetim.
“Sot nuk kishte gjykim dhe nuk mund të ketë gjykim për aq kohë sa nuk ka hetim, hetimi zyrtarisht nga Prokurori i shtetit ka filluar dje ndërkohë që është bërë ndalimi akoma pa filluar hetimi dhe Prokurori në fjalën e parë të tij tha se nuk kemi vendim eksperti as vendim mjeku, nuk e dimë shkakun e vdekjes”, tha Berisha në Kanal 10.
Sot pesë zyrtarë të policisë së Kosovës janë dërguar në paraburgim për një arsye të vetme që është me banalja me skandalozja me e turpshmja, sepse me gjetjen e tyre në një masë më të butë se paraburgimi ekziston rreziku se ata mund të kryejnë ndonjë vepër tjetër penale dhe se raportet mes tyre dhe palës së dëmtuar janë të dëmtuar”, ka thënë Berisha.