No menu items!

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë publike një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje

Në njoftimin zyrtar thuhet se personi në fjalë është i paraqitur në fotografi/video të cilat janë siguruar si prova në kuadër të hetimeve në zhvillim. Policia iu bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë autoritetet përmes numrit 192 apo përmes emailit: [email protected].

Policia thekson rëndësinë e bashkëpunimit qytetar në zbardhjen e rasteve penale dhe garanton ruajtjen e konfidencialitetit për të gjithë ata që ndihmojnë me informacion.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.