No menu items!

Policia e Kosovës: Një qytetar dorëzoi të hollat e gjetura, pronari të paraqitet në stacion për t’i marrë ato

Një qytetar nga Prizreni, Vullnet Nurkollari,  ka gjetur një  shumë të caktuar të  hollave, në Rrugën  “Xhevat Berisha” ne Prizren .

Ai, menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat  e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.

Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur) .

Lusim , pronarin e  vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin Vullnet Nurkollarin, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të  hollave të gjetura , në stacionin e policisë .

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.