Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
MIFTAR (Xhevat) DOBRAJ i lindur me 23.12.1987 nё Pejё.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
“Vrasje e mbetur nё tentativё”
“Mbajtje nё pronёsi ose posedim tё paautorizuar tё armёve”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të
lajmërohet në stacionin më të afërt policor
Ndryshe më 22 prill i njejti dyshohet që kishte shtënë me armë pas një mosmarrëveshje me Dardan Manaj, i njohur ndryshe me nofkën “Manilla”./Raporto24/