No menu items!

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi

Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informative në identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari.

dyshuari është në kërkim për veprat penale “Ngacmim” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, shkruan IndeksOnline.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për veprat Ngacmim dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU