No menu items!

Policia me aksion në Ministrinë e Infrastrukturës, shoqërohen dy persona për intervistim

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë sot po zhvillon një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

Sipas tij, pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani.

Edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar për Telegrafin se në bashkëpunim me Policinë janë duke ndërmarr veprime të nevojshme hetimore.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë në kuadër të veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje. Për më shumë informacione ju njoftojme me kohë”, kanë thënë nga zyra për media.

Po ashtu Telegrafi merr vesh që janë shoqëruar dy persona për intervistim në polici. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.