Forca të shumta policore janë parë sot në lagjen Dragodan të Prishtinës, me armë të tyre drejtuar një objekti.
Klankosova.tv, nga burime brenda policisë mëson se aty janë arrestuar dy persona të dyshuar, vëllezër, në lidhje me kultivim të substancës narkotike, rast që ishte kapur në një fshat të Klinës në muajin gusht të këtij viti.
Po ashtu, burime të Klankosova.tv deklaruan se dyshohet që personat e arrestuar sot kanë qëndruar me qira në njërën prej banesave brenda ndërtesës në fjalë.
Më 10 gusht të këtij viti, në një fshat të Klinës, lidhur me rastin që tashmë është koduar si “Mirusha”, ishin gjetur dhe asgjësuar mbi 900 bimë narkotike të llojit marihuanë.
Pamjet e këtij aksioni i kanë dërguar lexuesit e Klankosova.tv.