No menu items!

Policia në ndjekje të sulmuesit të gjinekologut në Prishtinë – i dyshuari mund të jetë ende i përgjakur

Policia është vënë në kërkim intensiv të personit që sulmoi sonte gjinekologun Afrim Veliu, ngjarje kjo që ndodhi në rrugën Henry Dynant në lagjen Ulpiana të Prishtinës, e për të cilën raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ky rast ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin shëndetësor.

Burime të sigurta të Sinjalit brenda prokurorisë që tashmë është vënë në lëvizje, bëjnë të ditur se tashmë është siguruar një përshkrim i saktë fizik i sulmuesit, janë identifikuar dëshmitarët okularë dhe është në proces verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë që mbulojnë vendin e ngjarjes dhe zonat përreth.

Sipas përshkrimit që disponon prokuroria, i dyshuari është: Rreth 185 cm i gjatë, i dobët në trup, i veshur me trenerka të zeza, ka gjasa që teshat e tij të jenë përlyer me gjak, për shkak të plagëve të shkaktuara viktimës.

Ngjarja ka ndodhur më 20 maj 2025, rreth orës 21:25, kur mjeku ishte sulmuar në mënyrë të befasishme në rrugë, duke pësuar plagë në kokë. Mjeku ka kërkuar ndihmë me urgjencë, ndërsa është dërguar për trajtim dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë, thonë burimet.

Burime nga terreni kanë thënë gjithashtu për Sinjalin se policia ka nisur analizimin e të gjitha kamerave të sigurisë që mund të kenë regjistruar momentin e sulmit apo lëvizjet e të dyshuarit përpara dhe pas ngjarjes.

Ka shumë gjasë që edhe sulmuesi të ketë gjak në rroba. Kushdo që sheh një person me këtë përshkrim, duhet ta ndalojë menjëherë ose të njoftojë policinë”, thotë një burim i afërt me hetimin.

Rasti po trajtohet me prioritet të lartë, ndërsa pista e motivit mbetet ende nën hetim.

Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.