No menu items!

Policia për rastin e ‘rrëmbimit’: Hetimet nxjerrin në pah se viktima ka provuar të përfitoj nga familjarët

Një rast makthi dhe tensioni të jashtëzakonshëm është raportuar në kryeqytet, që ka futur një familje të tërë në panik dhe pasiguri të thellë. Një burrë, siç raportohej ishte marrë në mënyrë misterioze, dhe familjarët e tij janë kërcënuar me zhdukje të përhershme nëse nuk përmbushin kërkesat financiare të rrëmbyesve.

më 04 maj 2025, rreth orës 00:40, në Stacionin Policor në Prishtinë është paraqitur S.K., rreth 45-vjeçare, së bashku me vajzën e saj A.B., rreth 21-vjeçare për të denoncuar rrëmbimin e bashkëshortit dhe babait të tyre, A.B., rreth 46-vjeçar.

Sipas deklaratës së tyre, rrëmbimi dyshohet të ketë ndodhur më 30 prill 2025, dhe që nga ajo datë, 46-vjeçari nuk është parë më fizikisht.

Ndërkohë, familja kishte marrë mesazhe kërcënuese nga persona të panjohur, të cilët kanë kërkuar një shumë të caktuar parash në këmbim të lirimit të tij, duke përfunduar mesazhin me kërcënimin: “Nëse nuk paguani, do ta zhdukim”.

Por, rasti nuk doli të jetë rrëmbim, por inskenim.

Për rastin pasdite ka reaguar Policia e Prishtinës, e cila ka njoftuar se “hetimet nxjerrin në pash se viktima ka provuar të përfitoj nga familjarët”.

“Si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve të koordinuara policore, rreth orës 13:00, është arritur të lokalizohet  vendndodhja e viktimës së pretendua, mashkull, rreth 45 vjeç, i cili është gjetur i vetëm në një veturë në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Në fakt, personi në fjalë vetë kishte dërguar mesazhet kërcënuese drejt familjes me qëllim të sigurimit të një shume të caktuar parash për përfitime personale”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 00:45, familjarët kanë denoncuar në polici se, që nga data 30.04.2025, viktima është  rrëmbyer nga persona të panjohur dhe nga ajo kohë nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me të.

Sipas denoncimit, rrëmbyesit e pretenduar, përmes mesazheve të dërguara kanë kërkuar një shumë të caktuar të parave, në këmbim të mirëqenies së viktimës.

Menjëherë pas denoncimit, specialist nga njësia e hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve të koordinuara policore, rreth orës 13:00, është arritur të lokalizohet  vendndodhja e viktimës së pretendua, mashkull, rreth 45 vjeç, i cili është gjetur i vetëm në një veturë në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

I njëjti është shoqëruar për intervistim në stacionin policor dhe pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se nuk kemi të bëjmë me veprën penale të rrëmbimit.

Në fakt, personi në fjalë vetë kishte dërguar mesazhet kërcënuese drejt familjes me qëllim të sigurimit të një shume të caktuar parash për përfitime personale.

Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe për ndjekjen ligjore të personit në fjalë, për veprimet mashtruese dhe për shqetësimin e shkaktuar familjes dhe institucioneve ligjzbatuese.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të shmangin deklarimet dhe veprimet mashtruese të cilat jo vetëm që keqpërdorin burimet institucionale, por edhe shkaktojnë panik të panevojshëm

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.